Gjobë marramendëse për punëdhënësin që punësoi ilegalisht tre shqiptarë në Gjermani

Date:

Më 4 prill 2023, zyrtarë të kontrollit financiar gjerman për punë të padeklaruar, në zyrën kryesore doganore në Dortmund kontrolluan një projekt ndërtimi në Recklinghausen-Süd

Mes punëtorëve të gjetur ishin dy shtetas nga Shqipëria dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin të punësuar si punëtorë ndërtimi.

Për të qenë në gjendje të punësohen, shtetasit shqiptarë dhe maqedonas kanë nevojë për një lejeqëndrim që u jep të drejtën për të punuar në Gjermani. Tre burrat, të moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, mund të identifikoheshin vetëm me pasaportat e tyre. Ata nuk kishin një lejqëndrim të vlefshëm për të marrë një punë fitimprurëse. Ndaj tyre u ngrit procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm, informon portali Shtegu. Nëpunësit e doganës u gjetën dy shqiptarëve edhe karta identiteti italiane të falsifikuara dhe lejeqëndrime greke të falsifikuara.

Autoritetet e imigracionit tani do të vendosin për vendndodhjen e mëtejshme të burrave.
Punëdhënësi i burrave po përballet me procedimin për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm të punëtorëve pa leje pune të vlefshme. Ai përballet me një dënim deri në dhjetë vjet burg. Gjithashtu, është e mundur një gjobë deri në 500 000 euro.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...