Gazetari Naser Pajaziti: Alo, alo Tirana, a po dëgjohemi ?!

Date:

„Ballkani i hapur“ dhe spastrimi heshturazi i Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës!

#EdiRama, a e ke pyetur mikun tënd Vuçiq pse po zhbihen shqiptarët e Medvegjës dhe zbrazja e vazhdueshme e Bujanocit e Preshevës?!
Aleksandar Vuçiqi me gjuhën e diplomacisë dhelparake serbe edhe sot në mes të kryeqendrës shqiptare shiti ‚vlera‘ demokracie dhe paqeje, me gojën plotë liri, lëvizje të njerëzve e dokrra tjera.
Por, Edi Rama a e ka pyetur ‘jaranin’ e tij serb se përse po ndodhë shlyerja nga faqja e dheut të shqiptarëve në Medvegjë?!
Mbi 4 mijë shqiptarë të këtij vendbanimi janë shlyer dhe po shlyhen nga regjistrat amë, u janë pasivizuar adresat dhe pronat e tyre, gjithë kjo vazhdimësi e politikave hegjemoniste dhe çubrilluviçiane. Mijëra të rinj çdo ditë po braktisin Preshevën dhe Bujanocin, duke mos patur një shpresë jete në vendlindjen e tyre.
Pse heshtet dhe nuk kërkohet llogari për këtë spastrim të heshtur etnik.

#EdiRama PSE po heshtë?!

Janë thirrjet e vazhdueshme të veprimtarit dhe asambleistit të Medvegjës Muharrem Salihu, reagimet dhe denoncimet e spektrit politik dhe shoqërisë civile në tri komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, faktet dhe dëshmitë e Sonja Biserkos në adresë të Tiranës zyrtare, Prishtinës zyrtare dhe dhjetëra institucioneve ndërkombëtare.
Por, për çudi, Edi Rama nuk ka një përgjigje!
Përpos kësaj, ai i ka krijuar këtë komoditet miku të tij serb, duke e goditur me thikë pas shpine edhe shtetin e Kosovës, në emër të politikave të mashtrimit tradicional serb.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...