Polici hero zviceran, e shpëton fëmijën nga ngulfatja

Date:

Një oficer policie nga Policia Rajonale e Lenzburgut në Zvicër, javën e kaluar i shpëtoi jetën një fëmije me aksionin e tij. Ai kishte gëlltitur kapakun e një shishe PET dhe kërcënohej të mbytej

Oficeri i policisë në fakt, pasi e kishte kryer punën, kishte marr rrugën e shtëpisë, siç njoftoi qyteti i Lenzburgut të hënën, transmeton portali Shtegu. Ai dëgjoi një telefonatë urgjence në radio: një fëmijë i cili ishte pak më pak se një vjeç, ishte gati të mbytej nga një objekt që e kishte gëlltitur. Meqenëse ai kishte një distancë më të shkurtër udhëtimi sesa ambulanca e alarmuar dhe patrulla më e afërt e policisë në dispozicion, ai ishte i pari që mbërriti në vend.
Qyteti i Lenzburgut vazhdon të shkruajë se fëmija lëshonte zhurma mbytëse dhe mesa duket nuk mund të merrte më frymë. Duke përdorur manovrat e njohura të shpëtimit në raste të tilla për foshnjat, polici u përpoq të hiqte objektin e huaj. Por ai nuk ia doli në fillim. Megjithatë, kur shikoi në fyt të fëmijës, ai ka mundur të shohë një kapak të bllokuar në pjesën e pasme të një shishe PET. Më pas sërish vazhdoi me nismën e tij dhe më në fund ia hoqi kapakun fëmijës.

Ai jo vetëm që ishte në vendin e duhur në kohën e duhur, thotë Ferdinand Bürgi, komandanti i Policisë Rajonale të Lenzburgut, por edhe veproi menjëherë drejt dhe kështu i shpëtoi jetën fëmijës. Bürgi: „Unë jam krenar për kolegun tim dhe atij i shprehi vetëm lëvdata të mëdha“. Ambulanca që mbërriti më vonë e ekzaminoi vogëlushin dhe ka mundur ta kosntatojë shëndetin e mirë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...