Kjo është austriakja Hermine Naderer që 15 vite ndihmon Shqipërinë

Date:

Gazeta „Kronen Zeitung“ e Austrisë ka publikuar një shkrim për Hermine Naderer, e cila ka rrëfyer se si ka filluar të ndihmojë fëmijët në Shqipëri.

Gjithçka nisi me një udhëtim në Shqipëri. “Kur pashë vuajtjet dhe vështirësitë në këtë vend, u bë e qartë për mua që thjesht duhej të bëja diçka. Nga njëra ditë në tjetrën, fëmijët dhe të rriturit thjesht nuk dinin se me çfarë të jetonin“, përshkruan Hermine Naderer – dhe shpejt i ktheu mendimet e saj në veprim. Prej 15 vitesh ajo dhe ekipi i saj organizojnë dërgimin e ndihmave nga Austria e Poshtme drejt Shqipërisë, informon portali Shtegu. “Kemi filluar të kërkojmë e të mbledhim ndihma si veshje për fëmijë në një shkallë të vogël. Në vitet e para të fushatës i sollëm në Shqipëri me një minibus”, kujton Naderer.

42 ngarkesa kamionësh në vit

Me kalimin e viteve projekti u bë gjithnjë e më i madh. 42 kamionë lëvizin çdo vit nga Austria drejt Shqipërisë. „Sasia e ndihmave tani është rreth 1 700 metra kub në vit“, raporton Naderer me krenari. Ekipi i saj prej 28 vullnetarësh siguron që mallrat të ruhen dhe të sigurohen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...