Në autonjet ishin futur 28 migrantë nga Kuba dhe India. Ata kanë dashur të shkojnë për në Greqi.
Të hënën e kaluar, policët austriakë ndaluan një automjet në Maqedoninë e Veriut, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme austriake. Një person po udhëtonte në një furgon me 28 persona kur u ndalua nga oficerët në një detyrë të huaj së bashku me kolegët vendas, informon portali Shtegu. 25 kubanezë dhe tre indas, përfshirë pesë fëmijë, kishin paguar secili nga 800 euro për të shkuar në Greqim në territorin e BE-së.
Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner (ÖVP): „Ky sukses tregon edhe një herë se sa i rëndësishëm është angazhimi i Austrisë ndaj Ballkanit Perëndimor për të mbrojtur kufijtë tanë të jashtëm dhe për të luftuar atje emigracionin ilegal“.

