Borxhi global arrin në 226 000 miliardë dollarë

Date:

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar pandemia kontribuoi në zgjerimin e borxhit global, i cili u rrit me 28% për një vit

Borxhi global arriti një nivel rekord prej 226 trilionë dollarë vitin e kaluar, ose 256% e prodhimit të brendshëm bruto global (PBB), nën efektin e krizës së shkaktuar nga pandemia, njoftoi të mërkurën Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN). Kjo paraqet një rritje prej 28%, më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton portali Shtegu.

„Huamarrja e qeverisë përbën pak më shumë se gjysmën e kësaj rritjeje“ duke arritur gjithashtu një rekord (99% të PBB-së botërore) ndërsa „borxhi privat i korporatave jofinanciare dhe familjeve gjithashtu ka arritur nivele të larta“, detajuan zyrtarët fiskalë të FMN-së në një postim në blog. Vetëm borxhi i qeverisë tani përfaqëson gati 40% të totalit të borxhit botëror, „përqindja më e lartë që nga mesi i viteve 1960“, thanë ata.

Veprimet e nevojshme të qeverisë

Akumulimi i borxhit publik është pasojë e drejtpërdrejtë e dy krizave të mëdha ekonomike, krizës financiare globale të vitit 2008 dhe më pas pandemisë Covid-19. Në vitin 2020, “rritja e lartë e borxhit u justifikua me nevojën për të mbrojtur jetën e njerëzve, për të ruajtur vendet e punës dhe për të shmangur një valë falimentimesh”, theksojnë ata. “Nëse qeveritë nuk do të kishin vepruar, pasojat sociale dhe ekonomike do të ishin shkatërruese“.

I cenueshëm ndaj normave të interesit

Por, ata gjithashtu vërejnë se ky nivel borxhi rrit dobësitë, veçanërisht pasi kushtet e financimit në të ardhmen do të jenë më pak të favorshme me rritjen e normave të interesit që priten në një kontekst të inflacionit të lartë. “Nivelet e larta të borxhit kufizojnë, në shumicën e rasteve, aftësinë e qeverive për të mbështetur rimëkëmbjen dhe aftësinë e sektorit privat për të investuar në afat të mesëm”, kujtojnë ata.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...