Në Bruksel arrestohet shqiptari më i kërkuar

Date:

Mbi një vit pas krimit në Belgjikë, është arrestuar sulmuesi i dyshuar në Remich . Tani ai do të transferohet në Luksemburg.

Aldo Imandi, i kërkuar nga një urdhërarresti europian për tentativë vrasje, u arrestua në fundjavë. Ai u gjurmua në Bruksel dhe u arrestua atje të shtunën rreth orës 14:50, siç bëri të ditur prokurori publik në një komunikatë për media të hënën, informon portali Shtegu. I arratisuri po udhëtonte me një makinë me qira.

Zyra e hetimit në Luksemburg u kishte dërguar autoriteteve gjyqësore belge dokumentet e nevojshme për dorëzimin e të dyshuarit në Luksemburg, tha prokurori publik.

30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar një person në Remich më 24 nëntor 2020. Viktima në atë moment kishte pësuar lëndime të rënda. Vetëm së fundmi Policia e Grand-Ducale e ka rinovuar thirrjen për një person në kërkim. Dy autorë të tjerë të dyshuar janë ende në kërkim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...