Billy nga Gostivari edhe me një restorant në Interlaken të Zvicrës

Date:

Vacanze Romane është emri i restorantit-piceri në Interlaken të Zvicrës. Që nga fillimi i muajit, Billy Arifi nga Gostivari është qiramarrësi

„Ende nuk ka ndonjë kontratë në horizont“, pohonte rreth dy muaj më parë Jürg Zumkehr. Megjithatë, nënkryetari i Hotel Weisses Kreuz AG, ishte tashmë i bindur se një qiramarrës i ri do të gjendej për pronën që do të jepej me qira në katin përdhes të hotelit. Si pronar, AG kishte shkëputur kontratën me Christian Piredda, i cili drejtonte restorantin Da Rafmi.

Zumkehr ka pasur të drejtë. Pak ditë më parë, Billy Arifi dhe ekipi i tij mirëpritën të ftuarit e parë në restorant-piceri Vacanze Romane në Jungfraustrasse 2, shkruan „Berner Zeitung“, transmeton portali Shtegu. “Sigurisht që jam shumë i lumtur që mund ta drejtoj këtë restorant në këtë lokacion”, thotë Billy.

Dhe ajo që e kënaq veçanërisht Billyn është se katër punonjës nga ish ekuipazhi i Da Rafmi tani mund të vazhdojnë të punojnë në kompaninë e tij. Përfshirë ata dy kamerierë italianë që prej disa vitesh u shërbejnë mysafirëve në këtë restorant.

Billy personalisht, në sferën e hotelerisë që nga viti 1987. “Dhe i vetëpunësuar për njëzet vjet”, shton qiramarrësi i ri. Së fundmi ai drejtoi Ristorante Bella Vita del Lago në Oberhofen. “Duam të pozicionohemi këtu si një restorant miqësor dhe familjen”, thotë Billy.

Vacanze Romane është e hapur gjatë gjithë javës nga ora 10:00 deri në 23:30 me ushqime të ngrohta gjatë gjithë ditës. Menyja përfshin një shumëllojshmëri gatimesh nga kuzhina italiane, së bashku me një përzgjedhje të pasur picash.

 

LEXONI EDHE:

Billy nga Gostivari pushton gastronominë në kryeqytetin helvetik

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...