Pikëllim i madh në Zvicër pas vdekjes së shqiptares nga aksidenti në komunikacion

Date:

Në një aksident tragjik mbrëmjen e së shtunës, ka ndërruar jetë shqiptarja 28-vjeçare F. nga Cyrihu. Familja dhe miqtë kanë shprehur pikëllimin e madh në rrjetet sociale

Pikëllimi për F. nga Cyrihu është i madh. Mbrëmjen e së shtunës, 28-vjeçarja u përplas nga një makinë në lagjen 12 dhe u lëndua për vdekje. Nëpër rrjetet sociale, të afërmit dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën F. dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ndër të tjera në Facebook thuhet: “Mbrëmë është fikur një dritë. Ende nuk po mund të besojmë se nuk jeni më në mesin tonë. Pusho në paqe engjëll i vogël“. Prindërve dhe vëllezërve e motrave, një i afërm u dëshiron „shumë forcë në këtë kohë të vështirë“. “Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjen familja”, shkruan ai.

Siç njoftoi policia e qytetit të Cyrihut të dielën, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në rrugën „Wallisellenstrasse“ në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje. Pak më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë, informon portali Shtegu. Për arsye të panjohura deri më tani, 28-vjeçarja është përplasur nga një makinë.

Sipas Prokurorisë Publike të Cyrihut, janë hapur procedura për zbardhjen e saktë të rrjedhës së aksidentit si dhe çdo shkelje penale. Ky proces është ende në vazhdim, kështu që nuk mund të jepen informacione të mëtejshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...