Kantoni i Cyrihut nuk i lejon mbi 20 mijë shqiptarë që të argëtohen

Date:

Gjatë fundjavës është dashur të mbahet Alba Festivali në zonën Hardturm në Cyrih. Por kjo nuk do të ndodhë. Kësaj ngjarje grandioze iu tërhoq leja.

Alba Festivali në zonën e Cyrihut Hardturm fundjavën e ardhshme, nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirusit. Këshilli qeveritar anuloi të enjten miratimin për festivalin muzikor shqiptar me një njoftim të shkurtër, informon portali Shtegu.

„Barra mbi sistemin shëndetësor në përgjithësi dhe njësitë e kujdesit intensiv në veçanti, janë rritur dhe po i afrohen kufirit kritik“, tha të enjten pasdite këshilli qeveritar.

Një ngjarje e madhe si Alba Festivali çon në një barrë shtesë për spitalet, sepse përvoja ka treguar që pacientët e urgjencës duhet të kujdesen në festivale të mëdha. Këshilli qeveritar dëshiron të shmangë një barrë të tillë shtesë për spitalet në situatën aktuale të ndjeshme.
Përveç kësaj, Alba Festivali „synon kryesisht një komunitet të prekur rëndë“, vazhdon qeveria. „Gjetjet nga gjurmimi i kontakteve të Kantonit të Cyrihut si dhe azhurnimi i Covid-Science-Task-Force tregojnë se të kthyerit nga Ballkani gjatë pushimeve janë infektuar me Covid-19 më shumë se mesatarja“.

Këshilli qeveritar është i vetëdijshëm se heqja e lejes për ngjarjen e madhe dyditore do të jetë zhgënjyese si për organizatorët, ashtu edhe për vizitorët. Por ai është i bindur se ky hap duhet të merret pasi të peshohen të gjithë faktorët.

Alba Festivali u shpall paraprakisht si „festivali më i madh shqiptar në Europë“. Ishin paraparë të marrin pjesë mega-yjet shqiptare Dhurata Dora, Elvana Gjata dhe Dardani, të cilët kanë mbi gjysmë miliard shikime në platformën e videove në YouTube. Gjatë fundjavës është pritur që të vinin mbi 20 000 vizitorë në zonën Hardturm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...