Rezistenca ndaj vaksinimit te shqiptarët është alarmante e lartë

Date:

Shumë të kthyer të pavaksinuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Zvicër, po qëndrojnë në spitalet zvicerane. Politikanët shqiptarë i komentojnë arsyet e mundshme

Ajo që më parë ishte kryesisht anekdotë apo supozim, tani mbështetet për herë të parë nga të dhënat kombëtare: 40 për qind e pacientëve që aktualisht janë në ndonjë spital zviceran me Covid -19 janë të kthyer – dhe 80 për qind e tyre dyshohet se janë infektuar në Kosovë apo Maqedoni të Veriut. Në raportin e saj të fundit të situatës, në këtë konstatim ka arritur Task forca federale shkencore zvicerane e koronavirusit.

Vetëm fakti që grupi i punës i komunikoi këto shifra të martën, nxiti një debat. Në Tëitter, një politikane liberale-e gjelbër u mërzit që konferenca e grupit të punës do të fliste për „të huajt“: „40 për qind e atyre të shtruarve janë emigrantë, po pjesa tjetër? A janë atëherë votuesit e SVP-së, apo vijnë nga planeti Vulkan?“. Dhe gazeta NZZ e pyeti: „A lejohet të flitet për migrantët në spitale?“. (Përgjigja e saj: po.)

Në Kosovë vetëm 11 për qind janë të vaksinuar

Përparim Avdili gjithashtu mendon se është e drejtë që kjo tani po diskutohet gjithnjë e më shumë. Këshilltari bashkiak i FDP-së i qytetit të Cyrihut lindi në një fshat shqiptar në Maqedoni dhe erdhi në Zvicër si një fëmijë i vogël. Ai thotë: “Që në një fazë të hershme, në komunitetin shqiptar kishte një skepticizëm të përhapur në lidhje me masat e koronavirusit. Tani rezistenca ndaj vaksinimit është e tmerrshme“.

Shumica e njerëzve që kthehen në Zvicër të cilët tani janë në spitalet zvicerane, nuk kishin ndonjë mbrojtje nga vaksinimi. Për këtë, Përparimi i sheh dy arsxye. Së pari, kishte shumë lajme të rreme dhe teori konspirative rreth vaksinimit, që qarkullonin në komunitet. Për shembull, gratë e reja kanë frikë se vaksinimi do t’i bëjë ato sterile.

Së dyti, shumë njerëz me prejardhje shqiptare në Zvicër ende orientohen drejt kushteve në vendet e tyre të vjetra: „Dhe atje, të merresh me koronën është jashtëzakonisht neglizhente“.

Përparimi i referohet dasmave të shumta që u bënë përsëri këtë verë: „Këto janë ngjarje kryesore me 200 deri në 300 mysafirë, për të cilët nuk zbatohen masa mbrojtëse, për të mos përmendur dëshminë e një certifikate Covid“.

Një vështrim në statistika konfirmon se virusi është shumë më i përhapur në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut, sesa në Zvicër, transmeton portali Shtegu. Në Kosovë aktualisht ka 990 infeksione të reja për një milion banorë, në Maqedoninë e Veriut ka 463 – në Zvicër, megjithatë, 298, siç shkruan grupi i punës në raportin e tij.

Shkalla e vaksinimit në disa shtete të Ballkanit është jashtëzakonisht e ulët. Përderisa në Serbi dhe Kroaci rreth 40 për qind e popullatës janë vaksinuar dy herë, shkalla e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është pak më shumë se 20 për qind. Në Kosovë, vetëm 11 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Politikani i FDP-së Avdili, gjithashtu e fajëson komunikimin e autoriteteve shëndetësore zvicerane për gatishmërinë e ulët për të vaksinuar në diasporën ballkanike. „Fushata e vaksinimit nuk është pritur mirë nga komuniteti“. Kjo ka të bëjë me barrierat gjuhësore, por edhe me një mosbesim themelor ndaj shtetit që shumë njerëz me prejardhje shqiptare kanë sjellë me vete nga vendlindja e tyre. „Për të arritur tek këta njerëz, atyre duhet t’u drejtoheni drejtpërdrejt dhe personalisht“.

Përparimii mendon për të famshëm nga komuniteti – përfaqësues nga sporti, kultura apo mjekësia që reklamojnë një vaksinë. „Veçanërisht duhet t’i drejtohet brezit të ri. Nga ana tjetër, pastaj ata mund t`i bindin anëtarët më të vjetër të familjes“. Në fund të fundit, megjithatë, kjo varet nga vullneti i shumë njerëzve të pavaksinuar, të cilët për fat të keq ende ekzistojnë: „Ata tani duhet të marrin përgjegjësinë“.

Politikani tjetër shqiptar i SP -së në St. Gallen, Arbër Bullakaj gjithashtu ka kritikuar fushatat e vaksinimit deri më tani. Këta nuk janë aq afër njerëzve, veçanërisht punonjësve të shumtë të ndërtimit, profesionistëve të infermierisë ose pastruesve që nuk kanë mjetet ose kohën për të marrë informacionin e nevojshëm. Për gazetën „St. Galler Tagblatt“, Arbëri ka pohuar: „Thjesht të t`i akuzosh të udhëtarët e sëmurë nga Ballkani, është pa bazë dhe pa arsye“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...