Nga dita e hënë, në Maqedoni hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese. Qytetarët të cilët do të kapen nëpër kafiteri, restorante ose në ngjarje në ambiente të mbyllura pa një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, do të gjobiten me 250 euro, kurse dënimi për objektin hotelerik do të jetë nga 2 500 deri në 30 mijë euro, varësisht madhësisë së objektit dhe 1 500 euro për personin përgjegjës. Kjo është paralajmëruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Por, Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSS) kumtoi sot se e mbështet dhe i bashkohen “protestës civile kundër diskriminimit të të pavaksinuarve” që do të mbahet të dielën në ora 19:00.
Nga KSL-ja thonë se janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të punëtorëve në vend, dhe veçanërisht, siç deklarojnë ata, për masat e reja të miratuara nga Qeveria që bëjnë diskriminim midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Si sindikatë, theksojnë ata, ne jemi të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës.
Ata gjithashtu pohojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo, është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës.
Nga sindikata theksojnë se e drejta për vaksinim është e drejtë e zgjedhjes personale dhe punonjësit që janë nën presion për vaksinim kanë frikë nga puna e tyre, kështu që ata duhet të vaksinohen.

