Tragjedi në Zvicër, duke ikur nga policia mbytet një plaçkitës kosovar në lumë

Date:

Një tragjedi ka ndodhur në Tiçino të Zvicrës, të mërkurën në mëngjes. Përderisa ishte arratisur nga policia zvicerane, një plaçkitës kosovar është mbytur në lumin Tiçino.

Të mërkurën në mëngjes, një kosovar 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzona. Përderisa po ikte nga policia, kosovari u hodh në lumin Tiçino dhe u mbyt. Sipas policisë së kantonit, trupi u gjet pak pas orës 10 të mëngjesit, në afësri të Ponte Rossa në rrethin Galbisio, informon portali Shtegu.

I mbyturi është një kosovar 28-vjeçar pa vendbanim të përhershëm. Policia e Kantonit Tiçino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu ndalua hyrja në vend.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...