Video mbresëlënëse e maturantëve të Gjimnazit „Zef Lush Marku“ nga Shkupi

Date:

Erdhën pothuajse nga të gjitha anët e botës, shumica nga Europa Perëndimore, nga Holanda, Gjermania, e më së tepërmi kishte nga Zvicra. E mbajtën fjalën e dhënë se pas 40 viteve do të takohen dhe do t`i përkujtonin ditët më të lumtura e më të çmendura të adoleshencës. Përqafime, puthje, shtrëngime duarsh, por edhe pikëpyetje rreth identitetit: „Kush ishe ti se nuk po më kujtohesh?“. E natyrshme, pasi të gjithë kishin përjetuar baticat e zbaticat e jetës, secili në mënyrën e vet. Gëzim i rrallë në restorantin „Kalabria“ ku po qeshej me të madhe, po derdhej ndonjë lot gëzimi për takimin mes shoqeve e shokëve pas dyzet vitesh, por edhe lot pikëllimi për rreth njëzet shoqe e shokë që nuk patën fatin ta përjetojnë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Lokali po gumëzhinte, po përballej me një ambient aq të ngrohtë sa që nuk e kishte përjetuar me vite të tëra. Nuk ishte darsëm apo gazmend familjar, por ishte një takim i një periudhe që zgjati 40 vite, i një adoleshence me një përvojë grandioze, i një pasigurie të atëhershme, me një krenari të lartë të tanishme, i një gjaku të njomë me një pasardhësi të dendur.
Nuk kishte hapësirë për të rrëfyer dhimbjet fizike apo psikike të njëri-tjetrit: „Më dhemb shpina, më dhemb koka, apo vuaj nga…“. Për një çast u harruan të gjitha, të gjithë ishin në gjendjen më të mirë shëndetësore, të gjithë sikur u ripërtërinë dhe sikur po përgatiteshin që të hënën të shkojnë në shkollë për të ndjekur mësimin.

E dihet se atëbotë mësohej shumë dhe me kualitet të lartë, dihet se atëbotë kishte rregulla të rrepta dhe disiplinë në arsim. Dihej se çdo nxënës duhet mbajtur veshë një uniformë që njihej si „këcele“, dihej se atëbotë ekzistonin edhe ditarët shtëpiakë që ishin një bashkdyzim midis prindërit e mësimdhënsit për të edukuar e arsimuar nxënësin në mënyrën më efikase.
Të gjitha këto u përmenden asaj mbrëmje të ngrohtë e përplot sentimentalizëm të 17 korrikut, e që shoqërohej me të qeshura të lumtura. Asaj mbrëmje po gërshetoheshin miqësia e vjetër me respektin e ndërsjellë e shembullor të kësaj gjenerate, tek e cila fjala ishte fjalë, mbisundonte sinqeriteti, respekti, harmonia dhe besnikëria. Po përforcohej e vazhdonte të kultivohej shoqëria e kahmotshme pa prapavijë.

E po ishte një kohë mjaft e shkurtër për t`i thënë të gjitha, prandaj më së miri ato filluan të shprehen përmes këngëve e valleve të periudhës së atëhershme. Këndohej e vallëzohej më me hare se në darsëm, ambient elektrizues i paparë. Sërish përqafime e premtime se miqësia do të vazhdojë si një udhërrëfyes i një gjenerate shembullore, si një pasqyrë e përsosur për edukimin e gjeneratave të reja për të jetuar me nder dhe respekt, duke i qëndruar njëri-tjetri gjithnjë afër problemeve reciproke, në ditë më të vështira, por edhe në ahengjet e organizuara.

Një gjeneratë që nxori dy ambasadorë, shumë mësimdhënës e tepër afaristë, njëri prej të cilëve (Dauti Komerc) nuk e kurseu edhe asaj mbrëmje zemërgjerësinë e tij. Mos u hamendni, takohuni, krijoni ura miqësie e kultivojeni shoqërinë e vjetër se do të përjetoni një çast mbresëlënës. Faleminderit rreth 90 shoqeve e shokëve të Gjeneratës 1980/81 të Gjimnazit „Zef Lush Marku“. Ata oremtuan se sërish do ta kallin atmosferën për 50-vjetorin, me shpresën se do ë jenë në numër më të madh, por duke mos harruar se atëherë do të jenë në moshën rreth 70-vjeçare.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...