Foshnjet që po dominojnë futbollin e Maqedonisë

Date:

Të gjithë e kanë kuptuar tashmë që vetëm fjala ‚FORTUNA“ përbën lajm, ky klub që dominon në historikun e futbollit të Maqedonisë së Veriut (1919) dhe për momentin luan në ligën e tretë. Fortuna po përdoret si reklamë në Maqedoninë e Veriut (Liga rajonale grup Veri), ku bejne gara skuadra nga Shkupi, Kumanova, Kratova, Kriva Pallanka, po zgjon qytetin e qytezat dhe po kthen emocionet e dashurin për futbollin në këtë rajon të këtij vendi. Fortuna dhe “Bishat” po marshojn drejt Ligës së Dytë, me ekipin më të ri në tërë shtetin me nje mesatare që mezi kalon 18 vjet. Në ndeshjen e së dielës të vlefshme për javën e 13-të të Ligës së tretë të Maqedonisë me rezultatin 8:1 e mundën Reçicën e Kumanovës. Fortuna në ekipin e parë kishte 7 futbollistë U21, prej të cilëve 5 ende janë të mitur U18, ndërsa në mesin e 18 futbollistëve plotë 11 sosh ishin U21. Kjo bën historinë jo vetëm në futbollin e shtetit fqinj, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri e ndoshta edhe më gjerë. Pas 13 xhirove të luajtura Fortuna ka 33 pikë të fituara me një golaverazh mahnitës 54:9. Në renditje ka vetëm 1 pikë më pak se Besa – Vllazërimi, që ka 34 pikë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...