Policia zvicerane gjen disa persona që po luanin ilegalisht lojëra të fatit

Date:

Të premten në mbrëmje, në Oensingen, Policia e Kantonit Solothurn kreu një kontroll në një pronë, për dyshimin e lojërave të fatit të paligjshëm. Disa persona u gjetën duke luajtur, ndërsa u sekuestruan të holla të gatshme dhe pasuri të dyshimta kriminele

Për shkak të njohurive të policisë dhe informacionit nga popullata, të premten në Oensingen u realizua një inspektim i veçantë në një pronë. Punonjësit e Policisë së Kantonit Solothurn kanë mundur të gjejnë disa persona që luanin lojëra të paligjshme në lokal.

Gjatë inspektimit, u sekuestruan disa dhjetëra mijë franga në para, si dhe një armë dhe pasuri të dyshuara kriminale, informon Shtegu.com. Të gjithë personat e pranishëm u kontrolluan. Ndaj tyre do të ngiten padi për shkak të shkeljeve të ndryshme në fushën e Ligjit ekonomik dhe të punës dhe mosrespektimit të udhëzimeve të koronavirusit. Menaxhuesi i dyshuar, një kosovar 34-vjeçar, gjithashtu ka qenë aty i pranishëm dhe ndaj tij do të ngritet padi.

Policia u ndihmua në inspektim nga punonjësit e zyrës së prokurorit publik në Solothurn dhe Komisionit Federal të lojërave të fatit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...