Sipërmarrësi kosovar nga Zvicra e arsyeton vendimin zviceran për karantinë ndaj Kosovës

Date:

Kosova tani është në listën e karantinës së BAG-ut zviceran për shkak të koronavirusit. Një sipërmarrës zvicerano-kosovar e sheh këtë vendim si të nevosjëhm

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), të mërkurën përditësoi listën e vendeve që janë subjekt i karantinës. Krahas një numri të rajoneve në vendet fqinje të Zvicrës, e reja për t’u vërejtur në të është Kosova. Nga 22 marsi, personat që hyjnë në Zvicër nga Kosova do të duhet të hyjnë në karantinë për dhjetë ditë.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa të rinjve të gjeneratës sekondos, shkruan portali „nau.ch“. Shumë kosovaro-zviceranë, gjatë ditëve të Pashkëve tradicionalisht planifikojnë t`i vizitojnë të afërmit e tyre. Për shumicën, ky vendim nuk është më një mundësi.

Vendimi i BAG-ut për të njoftuar se cilat vende do të jenë në listën e karantinës për më shumë se dhjetë ditë, është befasues. Por jo për sipërmarrësin zvicerano-kosovar, Blerim Bunjaku: „Për mendimin tim, për shkak të situatës aktuale në Kosovë, BAG-u ka marrë vendimin e duhur“.

Blerimi është CEO i Bexeo GmbH, me seli në ëinterthur ZH dhe Prishtinë (Kosovë). Ai mund ta kuptojë zhgënjimin e kosovarëve që jetojnë në Zvicër: “Shumë kosovarë shqetësohen për familjarët e tyre të moshuar dhe të sëmurë. Ata kanë frikë se mund të mos i shohin më kurrë dhe atyre duan t`ua bëjnë një vizitë `të fundit`“.

Të mërkurën, afaristi u kthye në Zvicër nga Kosova, transmeton Shtegu.com. Para se të nisej, për situatën e koronavirusit në vend Blerimi foli me një numër personash, përfshirë edhe mjekët. “Autoritetet kosovare janë të shqetësuara se pandemia po del nga kontrolli. Por njerëzit u përmbahen shumë rreptësisht rregullave dhe regjistrimit të rasteve të koronavirusit“.

Disponimi në shoqëri është shumë dëshpërues. “Për shkak të situatës së përgjithshme pandemike, politikës dhe kërkesave për maska, njerëzit janë me disponim të keq. Në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll, ka zona banimi që ruhen dhe kontrollohen nga policia“.
Imam Bujar Fera, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në qytetin e Kamenicës, e nënvizon këtë. “Ka familje ku asnjë prind nuk punon dhe nuk kanë askënd jashtë vendit për t’i mbështetur financiarisht. Që nga fillimi i pandemisë, këto familje kanë luftuar për mbijetesë“, thotë Bujar Fera, duke shpjeguar gjendjen në Kosovë.

Vendi me pak më pak se dy milion banorë ka mbetur prapa në luftën kundër Covid-19. “Qeveria nuk ka mundur ende të sigurojë ndonjë dozë vaksine. Kjo është një arsye tjetër përse në këtë moment kosovarët janë të irrituar“. Shumë serbë që jetojnë në Kosovë, janë vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi, tha Blerim Bunjaku.

Blerim Bunjaku (djathtas) së bashku me imam Bujar Ferën (majtas) në bisedë rreth situatës aktuale të koronavirusit në Kosovë

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...