Kësaj të mërkure, nga fundi i mëngjesit, një tërmet prej 6.3 deri 6.9 sipas informacionit të parë, shqetësoi vendin në Mesdhe.
Një tërmet me madhësi 6.3, sipas USGS, goditi rrethinën në afrësi të Larisës, një qytet i madh në Greqinë Qendrore, me ç` rast banorët dolën në rrugë, njoftojnë mediat lokale, transmeton Shtegu.com.
Tërmeti u ndje në Greqinë Qendrore dhe Veriore, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacionit të parë nga observatori gjeodinamik i Athinës, epiqendra e tërmetit, me madhësi 6.9 ndodhi 21 km në jug të komunës së Elassona, afër Larisës, dhe 350 km në veri të Athinës.

