A po ju kujtohen „fiqat“ e famshme ?!

Date:

Kjo veturë ishte për ne sikur Trabanti për DDR, spaçeku për Francën apo Mini Morris për Britaninë e Madhe në vitet e 60-ta. Kjo veturë e identifikonte një shtet, një komb, një epokë dhe vlerat e saj.

 

 

Po që se ekziston datë e saktë se kur u shpartallua ish Jugosllavia, atëherë pa dyshim se bëhet fjalë për 27 qershorin e vitit 1991. Ngjarja që ndodhi asaj dite, nuk kishte as rëndësi politike, gjeostrategjike e as luftarake. Thjeshtë, një qytetar kroat, pasi e kishte mbushur veturën e tij të llojit „Zastava 750“ (në popull e njohur me nofkën „Fiqo“) me karburant, kishte vërejtur se Armata jugosllave kishte dalë nëpër rrugë me tankse dhe transportues ushtarakë. Të gjithë qytetarët kishin filluar të vendosin barrikada nëpër rrugë, ndërsa ndër ta edhe qytetari në fjalë nuk ngurroi ta barrikadojë rrugën me „Fiqon“ e tij ngjyrë të kuqe.

 

j_943751S0

 

Më pas, ndodhi një ngjarje e cila e përshkoi tërë botën, përmes kamerave të Televizionit kroat „HTV“. Tanku i APJ-së së atëhershme, pa kurrfarë ndalese iu vërsul „Fiqos“, duke e ndrydhur dhe mbështetur për një trolejbus i cili vinte nga ana e kundërt. Mu atë ditë, në atë udhëkryq të Osijekut, përfundoi së ekzistuari Jugosllavia, shkruan „Jutarni List“, njofton „Shtegu.com“.

 

zastava-zastava-750s-04

 

Kjo veturë, me të cilën identifikohej Jugosllavia e atëhershme, këto ditë ka festuar 60-vjetorin e prodhimit të saj të parë.

 

ficcco1_944205S1

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...