Gjatë kësaj vere, te Barcelona mund të transferohet një perspektivë e re. Kështu shkruan portali „les-transferts.com“.
Gjatë verës, ekipi i FC Barcelona mund të përjetojë një afat transferimi shumë të gjallë. Për „kuqeblutë“ kanë planifikuar disa prurje dhe largime. Sipas medias Don Balon, drejtuesit e Barcelonës janë interesuar për emrin e futbollistit të ri të talentuar shqiptar, Ramen Çepele, transmeton Shtegu.com.
Futbollisti 17-vjeçar, ky talent i ri aktualisht është duke u zhvilluar në Gjermani, në ekipin e Hanoverit. Verën e kaluar, ai arriti nga Inter Milan dhe ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Një ndërkombëtar shqiptar pavarësisht moshës së tij të re, tani është shpallur si një shpresë e madhe në postin e tij. Thuhet se negociatat kanë filluar midis klubit katalanas dhe menaxherit të lojtarit.

