Për të arritur objektivat e klimës, sipas Konfederatës Zvicerane, pjatat tona duhet të jenë më pak të mbushura me mish. Por si të arrihet kjo?
Sfera e të ushqyerit po merr një kthesë politike. Strategjia afatgjate e klimës duhet të marrë parasysh një përshtatje të konsumit dhe metodave të prodhimit, përkujton „Schweiz am ëochenende“, transmeton Shtegu.com. Konkretisht, sipas një raporti të fundit të paraqitur për konsultim deri në vitin 2030, një e treta e popullsisë duhet të ndjekë rekomandimet e përfshira në piramidën ushqimore dhe deri në vitin 2050, të gjithë duhet t’u përmbahen atyre. Kjo rezulton në një rënie drastike të konsumit të mishit, e cila do të rekomandonte midis 100 deri në 120 gramë produkte të mishit, dy deri në tre herë në javë. Një sondazh i kryer disa vjet më parë arriti në përfundimin se në Zvicër konsumohen tre deri në katër herë më shumë.
Por pyetja kryesore mbetet se si të zbatohen këto rekomandime. Ideja është që të rritet ndërgjegjësimi për piramidën ushqimore. Një rrugë tjetër: informacion më i mirë për efektet e konsumit të tepërt të mishit në mjedis dhe në shëndet. Përveç kësaj, prodhuesit e mishit gjithashtu mund të marrin masa të tilla si promovimi i konsumit të të gjitha pjesëve të kafshëve, jo vetëm fileto, ose inkurajimi i përdorimit të ushqimit baritor të kafshëve, i cili zvogëlon emetimet e gazrave të kafshëve.

