Akuza strategjike e KELAG ENERGIE për të frikësuar aktivistët

Date:

KELAG ENERGIE, një ndërmarrje austriake e prodhimit të energjisë nga resurset natyrore, ndërton hidrocentrale edhe në Kosovë, Hidrocentrali në Lumbardh rrezikon florën dhe faunën.

Ky Lum është pjesë e parkut të mbrojtur nacional. Protestat e banorëve dhe aktivistëve janë injoruar. Kelkos jo vetëm që injoron kritikat dhe I ikën dialogut, por edhe nuk heziton të kërcënoj, për të frikësuar aktivistet dhe aktivistët dhe banorët e prekur.

KELAG ENERGIE mundohet t’i frikësoj aktivistët shqiptarë me terror psikik, duke ngritur akuza dhe padi me shuma fantastike. Kulmin e arrin kjo ndërmarrje me ngritjen e padisë kundër Shpresa Loshaj. Kelkos kërkon prej saj 100’000 Euro për gjoja se dëmtimin e imazhit.

Lidhur me skandalin e KELAG ENERGIE, ka reaguar edhe sindikalisti dhe aktivisti shqiptar nga Zvicra, Hilmi Gashi. Në një postim të tij në gjuhën gjermane, ai ka shkruar:

«Shpresa Loshaj është një aktiviste mjedisore në Deçan, Kosovë. Kompanisë energjetike Kelag, ajo do të duhet t’i paguaj 100 000 Euro. Ajo u padit nga Kompania austriake KELAG Energie sepse ajo dhe shokët dhe shoqet e saj denoncuan dëmin mjedisor të shkaktuar nga filiali I saj KELKOS dhe janë angazhuar për të mbrojtur lumin, në të cilin KELKOS, një degë e KELAG ENERGIE, gjeneron energji elektrike. Kërkesa e KELAG për pretendimin e „dëmtimit të imazhit“ arrin në 100 000 Euro. Çfarë pafytyrësie. Një kompani austriake që krenohet me ofrimin e „energjisë së pastër me çmimin më të mirë“ po hedh në gjykatë një aktiviste mjedisore, sepse ajo është e vendosur ta mbrojë mjedisin. KELAG ENERGIE injoroi protestat e aktivisteve dhe aktivistëve mjedisorë. Në vend që të mbështetej në dialog, ajo shumë shpejt dërgoi avokatët e saj dhe i kërcënoi njerëzit si Shpresa me procese gjyqësore. Në vend që të respektojë standardet mjedisore dhe të kujtojë filialin e saj KELKOS se nuk mund të bëjë thjesht atë që dëshiron, KELAG ENERGIE tani ka paditur një aktiviste mjedisore. KELKOS përdor fuqinë e saj dhe institucionet e dobëta në Deçan dhe Kosovë dhe vazhdimisht shkel rregullat mjedisore. Ndonjëherë, asnjë pikë uji nuk rrjedh poshtë lumit. Peshqit zhduken. Bimët dhe kafshët janë të etura. Me këtë formë të shfrytëzimit të burimit të ujit, shkatërrohet peizazhi i lumit, kafshët, bimët dhe njerëzit që jetojnë nga lumi rrezikohen. Tani KELAG po padit njerëzit që e kundërshtojnë këtë shkatërrim. Aktivistë të tjerë kanë marrë gjithashtu padi nga avokatët e KELAG. Shkatërrimi i mjedisit nga KELKOS duhet të ndalet dhe gjithashtu duhet të merr fund gjahu kundër aktivistëve, të cilët vetëm duan ta ruajnë lumin, si burim i jetës. Shpresa nuk vdes asnjëherë. Jam solidar me Shpresën dhe shokët e saj aktivistë!

 

https://www.facebook.com/Pishtaret/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...