Fatih Saracoglu dhe Diana Sokoli kanë dashur të martoheshin gjatë këtij viti. Pak para se 34-vjeçari të vritej, ai i dërgoi të fejuarës së tij shqiptare pesë zemra të kuqe
Ata e humbën njeriun e tyre të dashur – ata janë të bashkuar nga pikëllimi. E megjithatë, prapa secilës prej nëntë viktimave të vrasjes në Hanau, ekziston një histori e tyre.
Pikërisht një vit më parë, vrasësi Tobias Rathjen (43) vrau nëntë persona me rrënjë të huaja në Hanau, Hessen dhe qëlloi nënën e tij dhe vetveten. Siç zbuloi një raport më vonë, vrasësi veproi për motive raciste, së bashku me skizofreninë paranojake.
Viktimat e tij ishin në moshën më të mirë të jetës – kjo tregohet gjithashtu nga lajmet tronditëse të fundit, që të afërmit i vunë në dispozicion për gazetën gjermane „Bild“, transmeton Shtegu.com.
Diana Sokoli (33) dhe Fatih Saracoglu (34) ishin njohur që nga fëmijëria. Ata më vonë u bënë çift dhe u zhvendosën nga Regensburgu (Bavari) në Maintal. „Ai ishte dashuria e jetës time“, thotë estetistja shqiptare. “Donim të martoheshim gjatë këtij viti, të kemi fëmijë. Fatih gjithmonë dëshironte të kishte pesë fëmijë“.
Jeta e saj dukej e përsosur – deri në 19 Shkurt 2020. „Asaj dite vura re se diçka nuk shkonte“, i përkujton Diana ato momente.
Mesazhet e fundit të saj me të dashurin në ëhatsApp:
Diana (20:03 pasdite): Të lutem i dashur lajmërohu
Diana (ora 21.12): Burri im, po më mungon, kur do të vish
Diana (ora 21:20): Të lutem mbaje celularin me zë të lartë dhe mos ke frikë
Fatih (ora 21.44): Mirë jam, jeta ime, sapo përfunduam, shpejht do të vi në shtëpi
Diana (21.47): Në rregull
Diana (21.47): Të lutem mbaje ce4lularin me vete, i dashuri im
Fatih (21:52): Ok jeta ime, unë do të vij
Fatih (21:53): ❤❤❤❤❤
Disa minuta më vonë Fatih ishte i vdekur – u qëllua në Heumarkt, nga ekstremisti i krahut të djathtë, Tobias Rathjen. Diana ishte përpjekur ta thërriste të fejuarin e saj – por ishte tepër vonë, ai nuk iu përgjigj më.
„Gjithmonë e ndjeja se si po kalonte, edhe kur nuk ishte me mua“, thotë Diana. „Por fatkeqësisht nuk mund ta ndryshosh jetën e mallkuar“.

