Një panel apeli i Gjykatës së Lartë Rajonale (OLG) në Linz, të mërkurën e ka reduktuar dënimin me burg për një shqiptar (33), i cili e qëlloi një boshnjak (46) nga një distancë e afërt, në qershor të vitit 2019, në kopshtin e restorantit „Bafé-Bar“ në Salzburg-Lehen, si dhe e plagosi rëndë djalin e tij (25) me një tjetër të shtënë, informon Shtegu.com.
Në verën e vitit 2020, gjykata e instancës së parë e Salzburgut e dënoi shqiptarin me 18 vjet burg për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Senati me tre gjyqtarë të OLG tani ka ulur dënimin me një vit – tani i plotfuqishëm – në 17 vjet.
Avokati shqiptar Mirsad Musliu në Vjenë ka deklaruar: „Senati e vlerësoi aktin si zbutës të dënimit pasi vepra nuk ishte planifikuar nga i akuzuari, por ndodhi spontanisht, nga një mosmarrëveshje e përshkallëzuar. Përveç kësaj, klienti im ishte nën ndikimin e alkoolit dhe konsumimit të lëndëve narkotike“.

