Tri shqiptare nga Gjermania shkelin masat e koronavirusit me prostitucion

Date:

Në Duisburg të Gjermanisë, një fqinj thirri policinë pasi dëgjoi zhurma të mëdha seksi nga një apartament në oborrin e shtëpisë së tij. Kur mbërritën oficerët e policisë, i gjithë rasti doli të ishte një çështje relevante penale

Të hënën, në rrugën „Hochfeldstrasse“ në Duisburg po ndodhnin shumë gjëra. Oficerët e policisë vëzhguan një numër të madh burrash që në rreshta po hynin dhe dilnin nga një apartament në oborrin e shtëpisë.

Pasi një fqinj, i shqetësuar nga zhurmat e përsëritura seksuale, lajmëroi oficerët e zbatimit të ligjit, ata mbërritën në „vendin e krimit“ rreth orës 21:40.

Atje, oficerët zbuluan se dritaret e apartamentit në katin përdhes ishin mbuluar me roleta, pëlhura dhe dërrasa druri.

Meqenëse në zilen e derës nuk kishte asnjë emër dhe askush nuk iu përgjigj thirrjes së policisë, shërbimet e urgjencës kontaktuan zyrën e prokurorit publik në Duisburg.

Prokurori reagoi menjëherë dhe urdhëroi kontrollin e shtëpisë. Pas pak mbërriti bravandreqësi dhe oficerëve ua mundësoi hyrjen në banesë.

Sapo hyri brenda, dyshimi u shtua edhe më tej. Aty u gjendën tri gra midis moshës 21 dhe 28-vjeçare me një 57-vjeçar. Përveç kësaj, sipas deklaratës zyrtare policia gjeti „pajisje të shumta që tregonin praktikimin e prostitucionit tregtar“, transmeton Shtegu.com.

Burrat me uniformë më në fund arrestuan tre gratë sepse u konstatua se ato ishin të gjitha nga Shqipëria dhe kishte dyshime se ishin në mënyrë të paligjshme në vend.

Nën dyshimin e prostitucionit të paligjshëm, filluan procedimet penale.

Sikurse 57-vjeçari, ashtu edhe tri gratë shqiptare duhet të presin procedurat e kundërvajtjes administrative, sepse ato kanë shkelur masat mbrojtëse të koronavirusit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...