Gastronomi shqiptar së shpejti me një restorant të ri në Kantonin e Friburgut
Një pronar i ri shqiptar është duke planifikuar ta rinovojë ndërtesën e dëmtuar në La Sonnaz, që gjatë kësaj vjeshte të hapë një restorant italian
I shkatërruar nga flakët në mars të vitit 2017, ndërtesa ku ishte vendosur restoranti i burgerave, së shpejti duhet t`i jepet një jetë e re. Një pronar i ri shqiptar e bleu ndërtesën në fund të vitit 2020 për ta rinovuar atë dhe për ta kthyer në një restorant, që do të ofrojë pica dhe specialitete siciliane.
Nexhmedin Tupani nga fshati Begracë i Kaçanikut, tashmë është pronar i një lokali specialitetesh ballkanike në Tafers. Ai tani është në pritje të licencës për lokalin e tij të ri në rrethinën e Sarinës. Nexhmedini është duke shpresuar që projekti i transformimit do të shqyrtohet në fund të muajit shkurt në mënyrë që ai të mund të hapet në shtator, informon Shtegu.com.
Por para kësaj, duhet të realizohen rinovime të mëdha. Sipas vlerësimeve, ato duhet të kushtojnë rreth 700 000 franga dhe të zgjasin të paktën tre muaj. Por sipas tij, ia vlen. „Për një kohë të gjatë, e shikonim ndërtesën e zbrazët, duke kaluar pranë saj, thamë me vete se ishte turp, veçanërisht në atë kohë, Deni’s Diner po punonte mirë, kishte njerëz“, ka deklaruar Nexhmedini për RadioFr.
Pas zjarrit, ndërtesa u ble fillimisht nga dy sipërmarrje ndërtimi nga Fribourgu, Passion SA dhe Zapec, të cilët hapësirën donin ta shndërronin në zyra, depo dhe hapësirë ekspozite. Nga njëra anë për të përqendruar aktivitetet e tyre dhe nga ana tjetër për të mirëpritur NVM-të.
Të dy ndërmarrjet kanë dashur ta shkatërrojnë ndërtesën dhe më pas ta rindërtojnë. Por për shkak të një projekti të mundshëm të rrugës së biçikletave në rrugën në afërsi, ata përfunduan duke hequr dorë, veçanërisht pasi do ta prekte ndërtesën e re. Kjo e fundit më pas u shit në fund të vitit 2020.
Prandaj, ndërtesa duhet të rimarrë funksionin e saj origjinal. Një projekt ambicioz, tepër ambicioz duke pasur parasysh rrethanat? „Është e vërtetë që në periudhën e Covid, kohërat janë të vështira për botën e gastronomisë“, e pranon Nexhmedin Tupani, i cili megjithatë dëshiron të mbetet optimist për të ardhmen. Po shpresojmë se gjërat duhet të përmirësohen në pranverë. Ose në verë. Po shpresojmë“.
Nëse merr të gjitha autorizimet e nevojshme për fillimin e mbarë të veprimtarisë së tij, restoranti duhet të ketë rreth pesëdhjetë tavolina dhe të punësojë gjashtë persona, kuzhinierë dhe kamerierë. Disa nga personeli mund të banojë në dhomat mbi lokalin.