Më shumë se 23 kilogramë marihuanë me vlerë prej 180 000 eurosh, është konfiskuar nga oficerët e doganave nga zyra kryesore doganore në Krefeld, më 18 janar 2021, gjatë një kontrolli automjetesh në autostradën federale gjermane 52
Një 35-vjeçar nga Shqipëria po vinte nga Holanda në mbrëmje dhe u ndalua përtej kufirit në Elmpt. Deklarata e vetme e paqartë e shqiptarit për arsyen e udhëtimit të tij: „Unë jam nga Belgjika dhe po shkoj në Gjermani“, bëri që doganierët t’i kushtojnë vëmendje më të madhe automjetit.
Së pari u vu re se makinës së tij të regjistruar në Belgjikë i mungonte brava e bagazhit, informon Shtegu.com. Për kontrollin intensiv u përdor qeni doganor Gunnar dhe i cili e gjeti drogën në pjeën e gomës të automjetit të kontrabanduar. Pasi oficerët e doganave e hapën bagazhin, ata konfiskuan dy çanta që përmbanin 22 pako marihuanë.
Kontrabanduesi i dyshuar i drogës u arrestua përkohësisht dhe është dërguar para gjykatësit.
Zyra e hetimit doganor në Essen ka marrë përsipër hetimet e mëtejshme.

