E theri me thikë 14-vjeçarin, konfirmohet dënimi prej 20 vjet burgim për shtetasen e Maqedonisë

Date:

Në nëntor 2016, një shtetase maqedonase e goditi me thikë kuzhine një 14-vjeçar të panjohur për të. Ajo në të vërtetë kishte planifikuar ta vriste vjehrrin e saj

Në një vendim të publikuar të mërkurën, Gjykata e Federale zvicerane e ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë të Cyrihut, të dhjetorit 2019. Gjykatësit e Lozanës e konsiderojnë si të saktë cilësimin e veprës si vrasje në tentativë dhe vlerësimin e dënimit.
Shtetasja nga Maqedonia Arda B. (36) nga Dietikoni, së bashku me të vëllain e saj Blerim F. (33), në nëntor të vitit 2016 kishte tentuar ta vriste një të mitur në Cyrih, të cilën ajo bile as që e njihte, informon Shtegu.com.

Maqedonasja, shkoi me vëllain e saj në banesën e vjehrrit të saj në Cyrih ëiedikon në nëntor 2016. Me vete kanë pasur maska, doreza dhe dy thika. Gruaja në të vërtetë donte të hakmerrej ndaj vjehrrit të saj, sepse ai i bëri keq në familje.

Pasi pritën gjysmë ore, ata dëgjuan që banori i banesës fqinje po dilte nga shtëpia. Djali i saj 14 vjeçar mbeti vetëm. Motër e vëlla shkuan te djali dhe gruaja filloi ta godiste djalin me thikë.

Kur ai arriti ta largonte atë duke e përplasur për dysheme, që të dy u larguan nga banesa. Ata e lanë pas viktimën, i cili mbijetoi vetëm përmes fatit dhe operacionit urgjent. Thika e shtetases maqedonase ia kishte goditur Joel A. të dy mushkëritë dhe jeta e tij po kërcënohej, përcjell Shtegu.com. Adoleshenti arriti të zvarritet deri tek shkallët e korridorit të ndërtesës, duke e humbur atje vetëdijen. Banorët e gjetën me gjakderdhje të madhe, por ai mbijetoi mrekullisht.

Më pas, Arda B. në banesë i shkroi dy letra anonime për Policinë Kantonale të Cyrihut, në të cilat ajo pretendonte se njerku i saj e kishte kryer krimin. Si rezultat, vjehrri Bojan B. u mor në pyetje nga policia dhe u kontrollua alibi i tij. Vetëm gjysmë viti më vonë, hetuesit i ranë në gjurmë Arda B. dhe vëllait të saj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...