Në Gjermani, një hajn ka tentuar të plaçkitë një automjet pastrimi për dimër dhe me atë rast u përlas me një vpatrullë policore. Në fund, hajni ka ikur në këmbë
Me një shpejtësi prej 15 kilometrash në orë, një hajn i një automjeti pastrimi për dimër, i hetuar nga policia në Kiel, u përpoq të arratisej. Siç thanë të premten zyrtarët në kryeqytetin Schlesëig-Holstein, kjo ka qenë shpejtësia maksimale e automjetit. Sidoqoftë, burri injoroi të gjitha sinjalet e ndalimit dhe përplasi një veturë policore të patrullimit, e cila i doli para tij dhe ka dashur ta ngadalësojë. Në fund, hanji arriti të shpëtonte në këmbë, pa u njohur, informon Shtegu.com.
Sipas policisë, të enjten në mbrëmje dëshmitarët së pari raportuan vjedhjen e një automjeti në ambientet e një kompanie me anë të thirrjes emergjente. Një patrullë policore e vërejti atë pak më vonë në një rrugë dhe donte ta ndalonte, megjithëse vozitësi vazhdoi udhëtimin e tij me 15 km/h pa u shqetësuar. Pas përplasjes me makinën e policisë, ai përplasi një semafor tjetër para se të arratisej. Oficerët e policisë kaluan pa lëndime në këtë incident.

