Shqiptarët e qytetit Bulle reagojnë që komuna i anashkaloi

Date:

Një skulpturë në formë zemre qëndron në qendër të qytetit, me fjalën „faleminderit“ të shkruar në shumë gjuhë në bazamentin e saj. Por një vëzhgim më i detajuar i ka brengosur disa nga banorë

Javët e fundit, qyteti Bulle në Zvicër, ka vendosur një skulpturë të re në qendër, në formë të zemrës. Është një skulpturë e vendosur shehsin Place du Tilleul, në qendër të qytetit, disa hapa larg kalasë. Fjala „faleminderit“ është gdhendur në bazën e saj, në njëzet gjuhë. Megjithatë, në mesin e tyre mungonte edhe shprehja në gjuhën shqipe. Një mangësi që që i shqetësoi banorët shqiptarë të kësaj komune, informon Shtegu.com. “Fjala ‚faleminderit‘ mungon. Kjo tregon se sa të rëndësishëm janë shqiptarët për Bulle. Kjo është e papranueshme që vjen nga një qytet ku shumica prej nesh flasim këtë gjuhë“, është ankuar një shqiptar i Bulle.

Për këtë kritikë, zëdhënësi Alain Sansonnens përgjigjet: „Vepra e artit me shkëlqim në formë zemre në qendër të qytetit është një dhuratë që qyteti mori nga furnizuesi i tij i ndriçimit festiv dhe dritave. Bashkia e pranoi këtë dhuratë, përveç ndriçimit të zakonshëm festiv. Sa për falënderimet e vendosura në bazament, komuna nuk ishte e përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve. Kështu që nuk ka pasur qëllime për të ofenduar komunitetin shqipfolës në qytetin tonë”.

Ky shpjegim nuk është aq bindës. „Është emblema e Qytetit të Bulle që është në bazament, dhe jo logoja e kompanisë. Prandaj, unë besoj se komuna është përgjegjëse“, vazhdon shqiptari. Alain Sansonnens shtoi: “Ne pranuam, sepse menduam se kjo vepër arti do të ndriçonte qendrën e qytetit në këto kohë të trazuara. E vendosëm për t`u thënë faleminderit njerëzve për të gjitha përpjekjet e bëra në kohët e fundit. Shumë kalimtarë bëjnë fotografi përpara kësaj zemre të kuqe”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...