Pasi transporti publik në disa vende u bllokua në Cyrih, të premten shumë udhëtarëve iu është dashur të përdorin kreativitetin e tyre për të shkuar në vendin e tyre të punës. Përderisa shumica e tyre kanë bërë përpjekje të kalojnë duke vendosur zinxhirët ose duke ecur, disa nuk kanë hezituar të vendosin edhe skitë.
Mëngjesin e së premtes, në rrugët e kryeqytetit ekonomik zviceran. janë vërejtur edhe disa persona me skija, shkruan „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com.“Në këtë moment, kjo është praktikisht mënyra më e sigurt për të kaluar qytetin“, kanë theksuar mediat zvicerane.

