Kaos historik dëbore në Zvicër, vijojnë reshjet

Date:

„Kemi arritur sasi rekorde absolute në Zvicrën Lindore“

Zvicra është mbuluar nga një batanije e trashë dëbore. Vetëm një herë në histori ka pasur aq shumë dëborë në Aeroportin e Cyrihut sikurse sot. Në Zvicrën Lindore, madje u arritën vlerat rekorde absolute

Sasia rekord e dëborës mëngjesin e së premtes në disa pjesë të Zvicrës, ka sjellur situata kaotike. Transporti publik në Cyrih është i paralizuar dhe në Kantonin Aargau janë të mbyllura 60 rrugë. Mbi 30 brigada zjarrfikëse janë në mobilizim të përhershëm.

Tashmë po raportohet për sasi kulminante të dëborës. „Kemi 30 centimetra dëborë në stacionin matës në Aeroportin e Cyrihut“, thotë Roger Perret nga Meteoneës, informon Shtegu.com. “Që kur kanë filluar matjet, kjo është dëbora e dytë më e madhe. Rekordi është 45 centimetra“. Rekordi absolut është arritur në Zvicrën Lindore. „Në Sargans kemi 80 centimetra, gjë që nga fillimi i matjes është unike“, thotë Perret. „Situata është veçanërisht ekstreme në Kantonin Glarus“.

Në Chur, ku matjet kanë filluar në vitin 1888, aktualisht ka më shumë se 50 centimetra dëborë. Ky është gjithashtu një rekord. Me kaq shumë dëborë kërkohet kujdes: «Mos shkobi në pyll!», rekomandon Perret. „Ka shumë dëborë, situata është shumë e ndërlikuar“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...