Avioni në Indonezi zhduket nga radari, i humb të gjitha kontaktet

Date:

Menjëherë pas ngritjes, në Indonezi një avion i Kompanisë Sriwijaya Air u zhduk nga radari. Fillimisht aeroporti e kishte humbur radio kontaktin me të

Një avion në Indonezi e humbi radio kontaktin me aeroportin menjëherë pas ngritjes, shkruajnë mediat lokale. Ai u zhduk nga radari mbi det, informon Shtegu.com. Paraprakisht, ai kishte humbur rreth 3 000 metra lartësi brenda një minute.

Sipas Aviation Herald, bëhet fjalë për një Boeing 737-500 nga Sriwijaya Air.Fluturimi SJ-182 ishte rrugës nga Xhakarta për Pontianak në Indonezi. Aeroporti i Xhakartës konfirmoi se kontakti ishte humbur. Aktualisht nuk ka deklarata nga Ministria Indoneziane e Transportit dhe linja ajrore.

Në 14.40 pasdite me kohën lokale (08:40 e mëngjesit CET), kontakti me avionin u ndërpre, tha Adita Iraëati, një zëdhënëse e Ministrisë indoneziane të Transportit. Sipas raporteve nga Metro TV, avioni kishte 56 pasagjerë, përfshirë shtatë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...