Agjenti tetovar nga Zvicra ka një urim për shqiptarët

Date:

Bekim Saliu tashmë 33-vjeçar, është një afarist i suksesshëm në ëil të Kantonit St. Gallen në Zvicër. Para katër vitesh, ai hapi firmën e tij për sigurime “BS Finanz&Consulting”, duke i shërbyer klientët e tij me lloj-lloj sigurimesh.

Në rrethinën ku ai banon, dëgjohen vetëm fjalë miradie për te, pasi gjatë këtyre katër viteve ai ua menaxhon sigurimet rreth 200 familjeve. Përkundër krizës së koronavirusit, Bekimi në asnjë çast nuk e ndërpreu punën e tij duke u dal në ndihmë bashkatdhetarëve tanë në këtë periudhë të vështirë.

„Ishte një vit jo i zakonshëm sikur vitet tjera, por për mua ka qenë një vit mjaft i sukseshëm, duke falënderuar Zotin, dhe kleintët e mi secilin një nga një. Nevojiten shumë vite për ta ndërtuar besimin dhe një sekondë per ta humbur“, pohon Bekimi enkas për Shtegu.com.

Nga ana tjetër, ai ka një mesazh për klientët e tij. „Të dashur familjar miq shokë dhe ju klientë! Ishte një vit jo i zakonshëm sikur vitet tjera, por për mua ka qenë një vit mjaft i sukseshëm, duke falënderuar Zotin, dhe ju secilin një nga një. Besimin duhen vite për ta ndërtuar dhe një sekondë per ta humbur.

U jam mirënjohes dhe falënderues për bashkëpunim dhe besimin tuaj. Suksesi nuk ka mbarim, dështimi nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është kurajë për të vazhduar më tej. Jeta gjithmonë të jep një mundësi të dytë. Ajo quhet e nesërmja. Ju falemnderit të gjithëve që ishit pjesë e suksesit tonë gjatë vitit 2020. Falënderim i veçantë për të gjithë klientët dhe bashkëpuntorët që besuan tek ne gjatë gjithë kohës. Suksesi bazohet në tri gjera: marrëveshje, mirëkuptim, bashkëpunim.

Mos u mundoni të gjeni zgjidhjen e shpejtë dhe të lehtë, por gjeni njeriun e duhur për zgjidhjen e duhur. Shpresoj për bashkëpunim edhe në vitet e ardhshme. Shpresojmë që viti 2021 të jetë sa më i suksesshëm për të gjithë ju. Shëndet e gjitha të mirat. Me respekt… GËZUAR“, përfundon mesazhi i agjentiti shqiptar i cili u zgjodh i treti në Zvicër, në një konkurrencë prej rreth 60 personave.

Lexoni edhe:

Agjenti shqiptar i sigurimeve nga Tetova që u laurua me vendin e tretë në Zvicër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...