Bekimi 32-vjeçar është një afarist i suksesshëm në Wil të Kantonit St. Gallen në Zvicër. Lindi në Tetovë, në një familje gastronome, prandaj familja e tij u zhvendos në Kroaci, ku ai e kreu shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 2008, ai vendosi të vie në Zvicër dhe krijoi familjen e tij, shkruan Shtegu.com. Fillimisht filloi punën në ndërtimtari, por në të njëtin vit, ai pësoi një aksidnet të rëndë dhe u detyrua ta ndërrojë profesionin.
Në këtë mënyrë, Bekimi i u punësua në një fabrikë zvicerane, por pas një smundje ai u detyrua sërish të largohet nga puna fizike. Duke menduar për një të ardhme më të ndritshme, në vitin 2012 ai fillon punën me sigurime të ndryshme. Me kalimin e kohës, Bekimi vijon kurse të ndryshme profesionale në këtë sferë. Në vitin 2015, mundi iu shpagua pasi ai u zgjodh agjenti i tretë më i suksesshëm në një konkurrencë prej 60 personave. Një sukses që pa dyshim, do ta kishte lakmi secili person.
Bekimi nuk u ndal me kaq, pasi para tre vitesh ai hapi firmën e tij për sigurime “BS Finanz&Consulting”, duke i shërbyer klientët e tij me lloj-lloj sigurimesh. Në rrethinën ku ai banon, dëgjohen vetëm fjalë miradie për te, pasi gjatë këtyre tre viteve ai ua menaxhon sigurimet rreth 200 familjeve.
Në të shumtën e resteve, klientët e tij janë bashkathdetarë tanë, por ka edhe të kombësive të tjera. Besimi i klientëve tek Bekimi nuk ka çmim, prandaj prioritet i tij është që të mos humbet i njëjti.