Në Francë, një i ri mysliman është rrahur për festimin e Krishtlindjeve me familjen e tij dhe postimin e fotove të tij në internet. 20-vjeçari Nabil nga qyteti Belfort në Francën Lindore, u fye dhe u kërcënua së pari nga një i njohur përmes rrjetit në internet Snapchat. Shoku i shkollës i shkroi atij se ai ishte „i tronditur“ që si një mysliman Nabil po festonte Krishtlindjet.
Nabil më parë kishte publikuar në rrjet fotot e darkës familjare me nënën dhe njerkun e tij. Prindërit e Nabilit janë dhe oficerë policie, e cila është një nga arsyet përse ai u sulmua në internet. Për shkak të fotove, kolegu i tij i shkollës dhe futbollit e kërcënoi atë: „Do të të tregoj se çfarë është një arab i vërtetë“.
Kur ai po takohej me të riun për një debat, ai u zu në pritë dhe u sulmua nga pesë persona. Para se ta linin pas të Nabilin e plagosur, ata i thanë atij se do të duhej të priste më të keqen nëse ai do t’i tregonte dikujt për incidentin ose të shkonte në polici.
Kur u kthye në shtëpi më vonë, 20-vjeçari, i gjakosur në fytyrë dhe i mbuluar me të ënjtura, paraqiti një ankesë, informon Shtegu.com. Për shkak të mesazhit me shkrim, sulmuesi u identifikua dhe u arrestua shpejt. Gjatë dëgjimit të tij, ai vazhdoi të ishte „i tronditur“ që Nabili kishte postuar fotografitë e darkës së Krishtlindjeve dhe tha, „Nuk është myslimane të festosh Krishtlindjen“.
Presidenti i rajonit Grand Est, Jean Rottner, ishte i tmerruar nga incidenti. Në Tëitter ai foli për një „agresion të papranueshëm“ të shkaktuar nga „racizmi dhe urrejtja ndaj policisë“. I riu u sulmua gjithashtu në internet sepse prindërit e tij janë oficerë policie.
Nëna e Nabilit më vonë tha se djali i saj duhej të „paguante për origjinën e tij“, por mbi të gjitha pasi ishte djali i dy oficerëve të policisë. Një sjellje e tillë raciste dhe përçarëse nuk është më e pranueshme në shekullin 21.

