Hilmi Gashi ka një mesazh për diasporën nga Roma

Date:

“Përfshirja e diasporës, ristrukturimi i nevojave dhe promovimi i të drejtave të tyre”

Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj të paçmuar dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar një nismë për të avokuar për të drejta më të shumta politike dhe shoqërore për diasporën. Nisma për dialogun e strukturuar për të drejta të Diasporës (DSDD) synon të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve publike, fillimisht në Kosovë, dhe të zgjerohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Serbi. Synimi është të lehtësohet përfshirja e diasporës në proceset poltikëbërëse duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe kanalet joformale për avokim kolektiv.
Qëllimet kryesore të DSDD-së janë:

Të krijoj një rrjet të strukturuar të anëtarëve të diasporës që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre shoqërore dhe politike;

Të krijojë mekanizma për përfshirjen e diasporës në proceset politikëbërëse; dhe
T’i fuqizojë anëtarët e diasporës për të marrë pjesë në proceset politikëbërëse, fillimisht në Kosovë.

Kjo nismë do të menaxhohet nga Prishtina, në bashkëpunim dhe këshillim të afërt me shoqatat partnere në Zvicër (Shiko), Norvegji (Lobi Euro-Atlantik) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Professionals in DC).

Z. Hilmi Gashi është një vullnetar aktiv i diasporës shqiptare dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj të organizatës Germin qysh nga themelimi i saj, njëkohësisht ai është edhe anëtar i bordit të kësaj organizate.

Ai ka udhëtuar në Romë për aktivitete të kësaj çështje dhe ka një mesazh të rëndësishëm për diasporën. Ndiqeni në videon në vazhdim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...