Mëngjesin e së mërkurës, një person i pajetë është gjetur në një banesë në Lengnau. Sipas Policisë së Kantonit të Bernës, personi ishte viktimë e një krimi të dhunshëm
Të mërkurën në mëngjes, trupi i një burri u gjet në një ndërtesë banimi në Lengnau BE. Policia dyshon në një krim të dhunshëm.
Policia ka filluar hetime të gjera dhe, ndër të tjera, ka kërkuar siguri të provave dhe shërbime të ndryshme speciale, informon Shtegu.com. Të enjten, hetimet në vendngjarje kanë vazhudar edhe më tej, siç u njoftua nga prokurori publik rajonal dhe Policia e Kantonit të Bernës.
Autori i krimit ende nuk ështëzbuluar. Të enjten, policia nuk dha ndonjë detaj në lidhje me rrethanat. Trupi është ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bernës. Në veçanti, duhet të sqarohet shkaku i vdekjes.

