“Kanë kaluar shumë vite, por kujtimet për luftën, torturat, të vdekurit dhe masakrat, arratisja dhe vuajtjet janë ende të freskëta në mendjen time. Më duket se gjithçka ndodhi dje“
Në Zvicër, Fatmire Sopa erdhi për hir të dashurisë. Por e kaluara e saj e preokupon edhe sot. Tani ajo ka fituar shpërblimin rajonal të festivalit të letërsisë në Cyrih «StadtLesen».
Fatmire Sopa, personi kryesor në departamentin e integrimit, fitoi shpërblimin rajonal në Cyrih në konkursin e parë me shkrim të festivalit ndërkombëtar të letërsisë „StadtLesen“. Kosovarja është duke jetuar në Oberriet për 13 vjet me radhë, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në Zvicër, 36-vjeçarja erdhi jo për shkak të luftës, por për hir të dashurisë. E megjithatë, në kokën e saj ka përvoja që nuk do t’i harrojë kurrë dhe që e pushtojnë edhe sot e kësaj dite.
Mijëra fëmijë kanë histori të ngjashme
Qysh si fëmijë, juristja shqiptare filloi të shkruante. „Të gjitha tekstet m`u shkatërruan në luftë kur shtëpia u dogj shtëpia jonë“, thotë Fatmire Sopa për „Tagblatt“, transmeton Shtegu.com. Por shkrimi ende mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Deri më tani ajo ka shkruar tre libra, dy prej të cilëve janë botuar. Libri i saj i tretë, i cili duhet të dalë në gjermanisht, është gati të botohet.
Tema e dhënë e konkursit për shkrim ishte „Kapërcimi i kufijve – fluturimi dhe migrimi“. Në tekstin e saj „Kapërcimi i kufijve“, kosovarja tregon historinë e Shpresës.
Gjithçka filloi në mars të vitit 1998 kur shpërtheu lufta në Kosovë dhe ndryshoi jetën e Shpresës dhe të mijëra fëmijëve.
36-vjeçarja përshkruan përvojat e Shpresës në një mënyrë emocionuese, të detajuar dhe mbi të gjitha pa make-up. «Dua ta harroj luftën, dua të mashtroj vetveten se gjithçka thjesht ushte një makth, por më kot. Sa herë që mbyll sytë, ndjej dorën e të shoqes sime mbi dorën time, dëgjoj zërin e mësuesit dhe nxënësve të tjerë, dëgjoj zërat dhe britmat e vajzave të dhunuara, dëgjoj zërat e foshnjeve që qajnë pandërprerë, Dëgjoj të shtënat me armë që vranë babanë tim, ndjej të ftohtin e marsit dhe shpresën se pranvera do të vijë përsëri”.
Por pranvera nuk erdhi as për Shpresën dhe as për Fatmire Sopën.
T`i sqarohet botës për dhunën dhe terrorin
„Unë isha shumë e kënaqur që teksti im ishte në mesin e tre fituesve të zgjedhur“, thotë Fatmirja. Kur mësoi për konkursin, ajo ishte e sigurt se do të marrë pjesë. Është e rëndësishme që përvoja të tilla të luftës të lexohen nga persona të tjerë dhe që ngjarjet e tmerrshme të mos harrohen. Ajo vetë e përjetoi luftën me gjithë dhunën dhe terrorin e saj. „Lufta nuk është një lojë, duhet të respektohet jeta e të gjithëve“, thotë Fatmire Sopa.


