Oferta interesante e sipërmarrësit shqiptar nga Zvicra për kryetarin Joe Biden

Date:

Suvatuesi i diplomuar dhe sipërmarrësi shqiptar i certifikuar dhe diplomuar në këtë sferë, Luli Rexhepi, në një postim të profilit të tij në Facebook, kryetarit të sapozgjedhur amerikan Joe Biden, i ka bërë një ofertë për ta rinovuar Shtëpinë e Bardhë pas vendosjes së tij në këtë objekt. Fillimisht, ai ia ka uruar zgjedhjen e postit të presidentit amerikan, e më pas ka shkruar:

Shumë i nderuari Z. president Biden

Unë dua t’ua uroj këtë post.

Nëse dëshironi t`i ndryshoni letrat e murit në Shtëpinë e Bardhë ose dëshironi ta pikturoni Shtëpinë e Bardhë me një ngjyrë tjetër, ne nga sipërmarrja „www.rexhepi.ch“ do të ndjeheshim të lumtur t’ju ndihmojmë! për informacione të mëtejshme vizitojeni faqen www.rexhepi.ch ose na telefononi në

+41 33 841 00 23

Sa për inspirim, disa fotografi janë bashkëngjitur.

Për më tepër, oferta e Lulit vlen edhe për ish presidentin amerikan Donald Trump, në momentin që të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe të vendos që ta rinovojë banesën e tij të re, pohon personalisht Luli Rexhepi për Shtegu.com. Nuk do mend se një ofertë e tillë mund të jetë edhe e realizueshme, duke marrë parasysh se Luli është duke mirëmbajtur me suvatim njërin ndër qytetet më të bukur zviceran të Interlakenit. Sipërmarrjen ai e ka themeluar vetëm me 24 vjet moshë, ndërsa tani kompania e tij numëron 22 punëtorë, prej të cilëve tre praktikantë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...