Dasma shqiptare në Gjermani shkakton mobilizim të madh të forcave policore

Date:

Alarm i koronavirusit në Dudweiler të Gjermanisë: Të shtunën në mbrëmje, në Schützenhaus u denoncua një „festë e madhe“ e shoqatës kulturore shqiptare

Në fakt, ishte një festë private e dasmës. Kur erdhi policia, disponimi ndryshoi – është dashur të mobilizohen disa shërbime të urgjencës nga i gjithë Saarlandi për të mbështetur policinë!
Dëshmitarët e thirrën policinë gjermane rreth orës 18:30. „Organizatori“ fillimisht deklaroi se ata e kishin regjistruar siç duhet ngjarjen – por padyshim që nuk ishte një ngjarje publike, por një festë private me rreth 70 persona.

Oficerët filluan hetimet dhe atmosfera u bë agresive, informon Shtegu.com. Pasi policia kishte përkrahje të madhe, ajo i dha fund ahengut. Bilanci: disa shkelje të rregullave të përgjithshme të higjienës dhe urdhëresës ligjore për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Tani janë iniciuar disa procedura.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...