Të enjten ka ndodhur një përpjekje për vrasje në një apartament në Komunën Prilly të Vaudit. Një shtetas zviceran 64-vjeçar qëlloi mbi gruan e tij 42-vjeçare. Edhe pse e plagosur rëndë, ajo ka mundur të largohej.
Gruaja me kombësi turke gjeti strehë në një dyqan afër shtëpisë së saj, me vajzat e saj 14 dhe 16-vjeçare, transmeton Shtegu.com. Babai doli në rrugë me armën e tij. Kur arritën shërbimet e urgjencës, ai e ktheu armën mbi vetveten. Sipas një komunikate të Policisë së Kantonit Vaud, ai vdiq nga plagët e pësuara.
Policia më pas u kujdes për nënën e plagosur rëndë. Një ambulancë i çoi në spitalin universitar. Jeta e saj është në rrezik. Oficerët bllokuan rrugët nëpër lagje.

