Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik (BAG) të premten raportoi 9 207 raste me koronavirus, të konfirmuara nga laboratori në 38 211 teste. Kjo rezulton me një normë pozitive prej 24.1 për qind. Ditën e kaluar ka pasur 9386 raste.
Brenda 24 orëve, 279 persona të infektuar u shtruan në spital. 52 persona vdiqën për shkak të koronavirusit, informon Shtegu.com. Numrin e vdekjeve që nga fillimi i epidemisë, kjo shifër e ka rritur në 2 037. Shkalla e pozitivitetit për rreth 35,000 teste është 24,1 për qind.

