Të mërkurën, 60 persona u dëbuan nga Gjermania në një fluturim nga Aeroporti i Badenit, për në Beograd.
Avioni me 40 persona nga Serbia dhe 20 persona nga Maqedonia e Veriut, u ngrit në mesditë nga Aeroporti Karlsruhe/Baden-Baden në Rheinmünster, siç konfirmohet nga Këshilli Rajonal i Karlsruhe, transmeton Shtegu.com. Paraprakisht, Këshilli i refugjatëve në Hamburg protestoi kundër dëbimit. Të paktën katër persona u arrestuan në këtë qytet, me qëllim që të dëbohen në Serbi.

