Sipas raporteve të gazetave franceze, në qytetin bregdetar jugor francez të Nicës ka ndodhur një sulm me thikë i cili rezultoi me një vdekje dhe disa të plagosur.
Një sulm fatal me thikë ndodhi të enjten në mëngjes në Nicë, informon Shtegu.com. Tre persona kanë humbuir jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Incidenti ndodhi afër kishës Notre-Dame, raporton kanali i lajmeve BFMTV. Policia ka këshilluar për të devijuar zonën.
Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi, shkruan në Tëitter se gjithçka „është indikator i një sulmi terrorist“. Sulmuesi është arrestuar, vazhdon Estrosi.

