JURISTI LIRIM BEGZATI
JO, NUK ËSHTË ASPAK NJË SHENJË AQ E MIRË QË MAQEDONIA E VERIUT DHE SHQIPËRIA NUK JANË MË NË LISTËN E KARANTINËS NË ZVICËR !
Në ditën e sotme, Qeveria zvicerane vendosi që t’i rishqyrtojë kriteret lidhur me shtetet të cilat figurojnë në listën që iu nënshtrohen rregullave të karantinës apo ndalesës për me hyrë në këtë shtet.
Në fakt, informata e tillë nuk është fatkeqësisht një shenjë e mirë!
Vendimi i tillë bazohet sidomos në faktin se janë të shumta ato shtete, të cilat, sipas statistikave, kanë më pakë raste të infektimeve se sa ka vetë Zvicra. Një argument ky determinues për të ndryshuar praktikën aktuale.
Siç duket, është pikërisht ky fakt që i detyroi autoritetet zvicerane të marrin një vendim të tillë.
Jo pra, nuk është aspak një shenjë pozitive, aq më pak inkurajuese, e assesi e bazuar në konsiderata të „mirësisë“ ndaj të tjerëve!

