BAG-u zviceran të hënën ka raporrtuar 17,440 raste me koronavirus, nga e premtja deri të hënën në mëngjes, me një përqindje pozitiviteti prej 21,3 për qind dhe me 37 raste të vdekjes
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë Zvicrën, informon Shtegu.com. Numrat aktualë të koronavirusit janë me sa vijon: Tani në Zvicër janë shkaktuar 121,093 infeksione të konfirmuara laboratorike me koronavirus. (26 tetor 2020).
Deri më tani janë regjistruar 1914 raste të vdekjes (gjendja më 26 tetor 2020)
Të hënën, BAG-u ka raportuar për 17,440 raste të reja me koronavirus nga e premtja deri të hënën në mëngjes.
Janë realizuar 82,026 teste.
Shkalla e pozitivitetit është 21.3 për qind.
259 persona është dashur të shtrohen në spital.
Gjithsej ka pasur 37 vdekje të reja.

