Policia e Principatës së Lihtenshtajnit, në profilin e saj në Facebook ju përkujton të montoni gomat e dimrit. Në Zvicër dhe Lihtenshtajn nuk ka ndonjë detyrim të përgjithshëm për goma dimri, por pa to mund t`ju kushtojë shtrenjtë
„A i keni montuar tashmë gomat e dimrit“, parashtron pyetjen të shtunën Policia e Principatës së Lihtenshtajnit për ndjekësit e saj në Facebook. Policia këshillon që automjetet që përdoren edhe në dimër të pajisen me goma dimri, që nuk janë më shumë se katër vjet të vjetra dhe që kanë të paktën 4 milimetra trashësi.
E gjitha kjo edhe pse nuk ka ndonjë detyrim të përgjithshëm për goma dimri në Zvicër apo Lihtenshtajn. Sidoqoftë, ligji përcakton që gomat duhet të kenë një profil të paktën 1.6 milimetra, informon Shtegu.com. Për më tepër, automjeti duhet të jetë gjithmonë i sigurt nga ana operacionale. E njëjta gjë vlen për kampistët dhe karvanët.
Sipas policisë së shtetit, një automjet i pajisur me goma verore mund të vlerësohet se nuk është i sigurt për manovrim, në varësi të kushteve të dimrit. Me këtë e bën vetveten të dënueshëm.
Ekspertët e Touring Clubs Schweiz (TCS) rekomandojnë instalimin e gomave të dimrit brenda ditëve të ardhshme.
«Në rast se ndodh ndonjë aksident, kompanitë e sigurimeve do të sqarojnë në praktikë nëse automjeti ishte i pajisur për t’u mbrojtur nga dimri. Nëse nuk është ky rast, atëherë mund të jetë rast i shtrenjtë”, përfundoi policia.

