Sot në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti Amdi Bajram. Nga partia e tij për Kanal 5 thonë se ai ka humbur jetën në klinikën Zhan Mitrev për shkak problemeve me zemrën, përcjell Koha.mk.
Përndryshe, deputeti i komunitetit rom disa mandate ka përfaqësuar qytetarët në Parlamentin e Maqedonisë, informon Shtegu.com.
Bajrami do të mbahet mend pas konfliketeve me shumë deputetë, për shkak të plaçkitjes së pëlhurës në fabrikën e Shtipit „Makëdonka“ në një vlerë prej 750 mijë eurove, por edhe pas shumë deklarateve të tij, në mesin e të cilave se ai është „brend si coca-cola“.
Ish deputeti para pak kohësh ishte në qendër të vëmendjes në opinion pasi organizoi dasëm me 600 krushq për mbesëne tij në Turqi.

