Çifti bashkëshortor Kurti nga Biembach në Emmental të Zvicrës, tashmë një dekadë është duke menaxhuar me sukses një biznes të vogël familjar, me shumë fleksibilitet, duke ofruar pula të shijshme, me patate të skuqura, për çdo ditë dhe në vende të ndryshme, me firmën „Gueggeli Grill Kurti`s“. Gostivarasi i cili për shumë vite kishte banuar në Turqi, nga fillimi i viteve `90 vendosi që fatin ta kërkojë në Zvicër, ku edhe e gjeti me një jetë të lumtur bashkëshortore.
Përgatitja e ushqimeve të çiftit Kurtishi është me një kualitet e përkushtueshmëri të madhe, prandaj ai është shumë i kërkuar në rrethinën ku jeton, informon Shtegu.com.
Për raste të ndryshme, ata gjithashtu pjekim pula edhe nëpër shtëpitë tuaja, në lokalet tuaja apo kudo që dëshironi. P.sh. për festa të ditëlindjes, dasma, festa familjare ose ahengje shoqërie, etj. „Gueggeli Grill Kurti`s“ vjen në vend me një porosi minimale prej 18 pulash.
Për sasi më të vogla, pula mund të merret por ata edhe ju furnizojnë në shtëpinë tuaj, në varësi të marrëveshjes. „Gueggeli Grill Kurti`s“ gjithashtu është në gjendje të përgatisë ushqim edhe për grupe të mëdha deri në 500 dhe më shumë persona. Për këtë, asaj i duhet një hapësirë prej 5x 5m dhe një lidhje korrenti prej 230 voltësh. Nga „Gueggeli Grill Kurti`s“ gjithashtu mund të merren me qira pjata dhe pajisje ushqimore.


